Tuesday, May 30, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Prapaskenat, ja pakti dhe presioni që “dorëzuan” ish-ministrin Tahiri

by mapo.al
04/05/2018
in Aktualitet, Kryesore
0

Ish-ministri Saimir Tahiri rikonfirmoi mandatin e deputetit dy javë më parë në Parlament, pas pjesëmarrjes së tij në seancë dhe votimit të një marrëveshjeje.

Ai kishte munguar në Parlament për më pak se gjashtë muaj dhe nëse do të mungonte dhe në dy seanca, ai humbte mandatin. Deklarata e djeshme, pas përpjekjes për të mos e humbur atë në seancën e parafundit, erdhi e papritur për opinionin publik, por jo vetëm. Befasia e këtij vendimi u pa dhe në komunikimet e deputetëve socialistë dje në sallën e Kuvendit.



Përmes një konference me gazetarët nga salla e kryesisë së Kuvendit, në të njëjtën kohë kur sapo kishte nisur punën Parlamenti, deputeti Tahiri deklaroi dorëzimin vullnetar të mandatit. Gjatë fjalës së tij, në mënyrë të përsëritur ai theksoi faktin se akuzohet nga opozita, por dhe politikanë europianë se mandati i tij po pengon hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në.

Por si erdhëm deri në momentin që Saimir Tahiri vendosi të dorë- zojë mandatin? Burime nga qeveria pohuan dje se pas kthimit të Kryeministrit Rama nga Berlini, ku pati takime me Kancelaren Merkel dhe deputetë të Bundestagut, Rama dhe Tahiri kanë hyrë në komunikime mes tyre përmes personave të tretë.

Gjatë fjalës së tij të gjatë, Tahiri nuk i fshehu dot momentet e prekjes dhe mallëngjimit, që dukej se lidheshin me mungesën e vullnetit të tij të plotë për të lënë mandatin e deputetit. Interlokutorët mësohet t’i kenë transmetuar Tahirit mesazhin që Kryeministri mori nga Berlini se me ish-ministrin e Brendshëm nën hetim në Kuvend, vota e Gjermanisë pro hapjes së negociatave nuk është e sigurt.

“Meqë shumica e Parlamentit shqiptar nuk kishte dëshirë të hiqte tërësisht imunitetin e Tahirit, hetimet e plota mbi këtë çështje janë parandaluar. Të gjithë duhet të jenë të barabartë përpara ligjit. Këto çështje vendosin besueshmërinë e të gjitha përpjekjeve të Shqipërisë. Ky është gjithashtu një kriter thelbësor për ne, kur flasim mbi kohën e duhur për të hapur negociatat e anëtarësimit”, u shpreh për “Panorama” deputeti i CDU-së, Thorsten Frei, për takimin që zhvilloi Kryeministri Rama në Berlin.

Këtyre qëndrimeve gjermane, iu bashkua dje edhe anulimi i vizitës në Tiranë të deputetit të CDU-së, Florian Hahn. Hahn, i cili njëkohësisht është edhe zëdhënës për BEnë dhe Zgjerimin në Bundestag, do të zhvillonte takime me Presidentin Meta, Kryeministrin Rama, kryetarin e PDsë Basha, kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi dhe kryetarin e Grupit të PS-së, Balla.

Anulimi është bërë menjëherë pas deklaratës publike të Saimir Tahirit për lënien e mandatit të deputetit. Mësohet se ka qenë ambasada jonë në Berlin, e cila ka njoftuar institucionet shqiptare për anulimin e vizitës. Zyrtarisht është thënë se shkak për anulimin e vizitës së deputetit gjerman në Tiranë është bërë humbja e avionit në Vjenë, për të udhëtuar drejt Tiranës./Panorama

Tags: dorëheqjamerkelpaktiTahiri

JU SUGJEROJME

Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit
Kryesore

Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit

05/05/2023
Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin   
Kryesore

Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin  

01/05/2023
Java Ndërkombëtare/ 50 studentë dhe pedagogë nga Europa zbarkojnë në UET
Kryesore

Java Ndërkombëtare/ 50 studentë dhe pedagogë nga Europa zbarkojnë në UET

29/04/2023
25 VITE MË PARË/ Serbët vetëm 200 metra afër, gjenerali i Divizionit të Kukësit: Jemi të përgatitur për çdo rast
Arkiva

25 VITE MË PARË/ Serbët vetëm 200 metra afër, gjenerali i Divizionit të Kukësit: Jemi të përgatitur për çdo rast

26/04/2023
Next Post
S’ka më syze, solucion për të korrigjuar shikimin

S’ka më syze, solucion për të korrigjuar shikimin

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit
  • Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin  
  • Java Ndërkombëtare/ 50 studentë dhe pedagogë nga Europa zbarkojnë në UET
  • 25 VITE MË PARË/ Serbët vetëm 200 metra afër, gjenerali i Divizionit të Kukësit: Jemi të përgatitur për çdo rast
  • Rektori i UET, Gjuraj rizgjidhet nënkryetar i Konferencës se Rektorëve të Shqipërisë










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]

Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In