Eden Hazard është zyrtarisht futbollistit i Real Madridit, pasi tha dy fjalë të shkurtra dhe u prezantua para tifozëve, belgu u ndal t’ju përgjigjet pyetjeve të gazetarëve, ku preku shumë tema, që vijojnë si më poshtë:
Ndjenjat – “E kam ëndërruar këtë moment që kur isha i vogël, gjithmonë kam qenë tifoz i Real Madridit dhe të jem këtu e të vesh këtë fanellë është nder. Mezi pres të fillojë sezoni. Është një gjë e bukur për mua dhe familjen time. Jam shumë i emocionuar. Është një kënaqësi e jashtëzakonshme. Po pres për sezonin e ri dhe mendoj se gjithçka do të shkojë mirë.”
Zidane – “Të gjithë e dinë që Zidane është idhulli im që kur isha fëmijë dhe fakti që tani ai është trajner i Real Madridit është shumë domethënës. Më pëlqen të luaj si numër 10, por edhe ku të jetë e nevojshme.”
🔴💬 LIVE: Eden Hazard’s first Real Madrid press conference! #WelcomeHazard | #RMTV https://t.co/eLdG5XAf0q
— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) June 13, 2019
Objektivat – “Ëndërroj të shijoj ç’do ndeshje, fushën, të fitoj dhe të luash me Real Madridin si çdokush dëshiron të fitoj tituj, të marrësh maksimumin dhe të bësh histori me këtë klub.”
Penalltitë – “Kur luan për Real Madridin nuk je një yll i vetëm, ekipi është ylli. Tek Chelsea kam luajtur për 7 vite, këtu vij si lojtar i ri i kësaj skuadre. Kapiteni i gjuan shumë mirë penalltitë, por nëse ma kërkojnë t’i gjuaj, do t’i gjuaj, po besoj se nuk do të ndodhë sepse Ramos i gjuan shumë mirë.”
Negociatat – “Është e vërtetë që gjithçka filloi një vit pas Kupës së Botës, por isha në konktratë me Chelsea edhe për një vit. Mendoj se gjithçka shkoi shumë mirë. Bëra një sezon të madh, ne fituam Europa Leaguen dhe ishte momenti i duhur për të ardhur tek Real Madridi.”
Numri 10 – “Kam pasur rastin të flas me Modric përmes Kovacic, kam bërë shaka duke i thënë se dua numrin 10 dhe ai më tha jo. Kështu që unë duhet të marr një numër tjetër, por numri nuk është i rëndësishëm, e rëndësishme është të luaj me këtë fanellë.”
Hazard për Perez – “Ne u takuam në një mbrëmje në Londër, folëm qetësisht dhe më tha se ishte koha për të ardhur. Jam i kënaqur që ma tha këtë gjë.”
Krahasimet – “Nuk jam një galaktik, ende jo. Shpresoj të jem një ditë. Jam Eden Hazard dhe gjithçka që kam bërë në të shkuarën nuk shërben. E kam filluar me të gërvishtura, i pastrova dhe ja ku jam. Jam një lojtar shum i mirë, por jo një galaktik.”
Topi i Artë – “Ajo që mund të them është se këtë vit Topi i Artë është në Madrid, me Luka Modric. Nuk e di nëse do të jetë e lehtë, por varet në mënyrën se si luan, megjithatë është e vërtetë se në vitet e fundit ky trofe ka shkuar në Madrid. Tani unë jam i fokusuar në aspektin kolektiv, nëse gjithçka shkon mirë, pse jo?!”
Benzema – “Kam qenë me fat që kam luajtur kundër tij kur ishte tek Lyon, nëntë vite këtu kanë qenë diçka e jashtëzakonshme për të. Ai është sulmuesi më i mirë në botë aktualisht dhe do të më përmirësojë edhe mua duke luajtur dhe stërvitur me të.”
Hazard si lider – “Këtu ka shumë lojtarë lider. Nuk mendoj se është një i vetëm, besoj se gjithsecili është lider dhe besoj se grupi është më i rëndësishmi. Kam ardhur këtu të përmirësoj ekipin me eksperiencën time, me driblimet dhe golat e mi. Por, shpresoj të bëjmë të gjithë të njëjtën gjë. Kam qenë lider në kombëtare dhe tek Chelsea, sigurisht që edhe këtu do të jetë e njëjtë dhe do të jetë e njëjta përgjegjësi për mua, ja pse përpiqem të bëj më të mirë.”
Mbappe dhe Neymar – “Kam ardhur këtu për të luajtur me më të mirët, por nuk do të flas për nënshkrimet. Ka lojtarë të rinj që do të vijnë dhe ne të gjithë duhet të përshtatemi. Ata që ju përmendët janë disa nga më të mirët në botë.”
Ndryshimi i ligës – “Mendoj se stili i Premier League dhe i La Liga janë të ndryshëm…, por nuk mendoj se njëra është më e mirë se tjetra, janë stile të ndryshme. Mendoj se La Liga do të më lejojë të përfshihem dhe të përmirësoj lojën time. Dëshiroj të filloj një cikël të ri me këta lojtarë, që kanë fituar shumë.”
Lexo edhe: