Analisti dhe poeti Preç Zogaj sot ka qenë pjesë e takimit me artistët të cilët janë kundër shembjes së Teatrit.
Zogaj në këtë takim mbajti dhe një fjalë, ku theksoi se teatri nuk duhet shembur, por ai duhet që të mbetet gjithmonë i tillë. Zogaj dhe se teatri kurrë nuk duhet të jetë apendiks i kullave.
“Unë jam dashamirës i teatrit. Emocionet që kam gjetur në teatër, nuk i kam gjetur askund tjetër. Por sërish e ndej si detyrë mbështetjen, për mosprishjen e Teatrit Kombëtar. Duhet ruajtur dhe ndërtuar, por jo si apendiks i kullave, jo si lëmoshë. Sot ishte një ditë e rëndësishëm, pasi organizatorët paraqitën dhe një projekt. Unë nuk po fjas për projektin, por më vjen mirë që ka një propozim dhe jo vetëm një mendim kundër. Kjo tregon se artistët duan zgjidhje dhe nuk janë vetëm si një barrikadë.
Kjo hapësirë duhet t’i lihet teatrit, duhet vendosur s e si duhet lënë kjo gjë. Këtu duhet që të jetë teatër përgjithmonë. Edhe nëse nuk e ndërtojmë dot ne, ta lëmë për brezat që do vijnë”, deklaroi Zogaj.