Aktualitet

Precedenti/Berisha tregon rastin: Politikani non-grata që fitoi betejën me SHBA














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:25 - 05/08/21 |
mapo.al

Ish-kryeministri Sali Berisha në një konferencë për shtyp, ka tregur historinë e një kryetari të parlamentit pa bërë me dije se në cilin vend, ishte në listë të zezë nga SHBA, por megjithatë ai vazhdoi me sukses punën në Parlament, e madje më vonë fitoi dhe zgjedhjet.






Ai thotë se nuk ka njeri që nuk mund të ketë keqardhje kur vjen një vendim i tillë pa fakte dhe baza nga një shtet që e admiron, duke lënë të nënkuptohet se edhe vetë ai ndihet në një gjendje të tillë.


“Kam qenë njëherë në një vend mik, para pak vitesh, dhe më priti Kryetari i Parlamentit. Kryetari i Parlamentit ishte në listë të zezë njëlloj si Sali Berisha, dhe jo vetëm ai, po edhe nja 9 ose 11 të tjerë. Që të gjithë në përballje me George Soros natyrisht ata vazhduan me sukses punën e tyre në Parlament dhe fituan dhe zgjedhjet më vonë dhe administrata tjetër hoqi të gjitha vendimet e marra mbi bazë shpifjen dhe trillimet. Por thashë edhe njëherë, ai drejtonte Parlamentin, sigurisht i keqardhur. Nuk ka njeri që nuk ka keqardhje kur sheh të vijë një vendim nga një vend që e admiron, pa asnjë fakt, pa asnjë bazë, pa asnjë dokument. Lulzim Basha ka kërkuar gjatë gjithë takimit, fakte, prova dokumente“- u shpreh ai.

Lexo edhe :  Berisha ul tonet: Nuk dua që PD të ndahet, s'kam qëllim primar të jem kryetar






1






Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas