fbpx

Aktualitet

Preçi: Buxheti 2020 nuk u përgjigjet sfidave të ekonomisë kombëtare





               Publikuar në : 11:06 - 09/11/19 |
mapo.al

Duke i bërë një skaner probleme që po hap ekonomia në vend, eksperti Zef Preçi thotë se edhe buxheti i vitit 2020 nuk do ti përgjigjet sfidave të ekonimisë. Në intervistën për Mapon, ai tha se “në aspektin fiskal, nuk besoj se ka shumë vend për optimizëm; Kjo lidhet me klimën e pafavorshme të investimeve dhe mungesën e investimeve të reja nga vendet e BE-së, me shtimin e presionit për rritjen e taksave, me përkeqësimin e situatës buxhetore të pushtetit vendor dhe shërbimeve publike”.


Buxheti 2019 po përballet me probleme të shumta. Sipas jush a është kjo një “kronikë e paralajmëruar”?



Problemet me të cilat ndeshet buxheti nuk janë as të reja dhe as të panjohura. Mjafton një lexim i shpejtë i raporteve periodike të institucionit kushtetues suprem tëauditit (KLSH) për të kuptuar “sëmundjet” nga të cilat vuan sistemi ynë fiskal dhe përse kemi këtëperformancë të ulët të ekonomisë sonë kombëtare në tërësi. Ndërkaq, probleme të tilla si mbledhshmëria e ulët e taksave në krahasim me vendet e rajonit duhen parë sa në dështimet e politikat e gabuara të ndjekura gjatë viteve të fundit (anti-informaliteti, përshkallëzimi i pastudiuar i pagesës së TVSH-së, shtrirja gati epidemike e PPP-ve etj.), aq edhe në ndikimin e faktorëve rrënues joekonomikë, siçështë qarkullimi në shkallë të gjerë i parave të pista që burojnë nga aktivitetet kriminale (droga, trafiqet etj.). Është pikërisht ky grup faktorësh që kanëçuar në ngadalësimin e rritjes ekonomike, për rrjedhojë në zvogëlimin e investimeve me të gjithë pasojat që sjell ky fenomen. Në këtë kuptim, situata e sotme buxhetore e vendit është një “kronikë e paralajmëruar”…


Ngarkesa e buxhetit me koncesione a po impakton te gjithë treguesit e tjerë, përfshirë paga e pensione?

Edhe pse zyrtarisht Ministria e Financave deklaron se në parashikimet e buxhetit për vitin 2020 do të respektohet rregulli fiskal respektiv për pagesat vjetore neto të kontratave koncesionare edhe/ose PPP, përsëri vihet re qartë se këto përbëjnë një barrë të rëndë për shtetin, mbeten bizneset me normën më të lartë të fitimit dhe me risk zero (shteti nuk falimenton dhe kontratat e operatorëve ekonomikë me të janë të garantuara) për klientët e qeverisë, si dhe përbëjnë mekanizmin më vrastar tëkonkurrencës së lirë.

Për rrjedhojë, efektet e këtyre kontratave do të ndihen edhe për disa dekada dhe përdorimi i Kuvendit të Shqipërisë dhe vendimmarrjes kolegjiale të vetë qeverisë si “notere” për këto kontrata/afera dëshmon se jo vetëm po “blindohen” juridikisht ato, por edhe de facto po amnistohen vendimmarrësit e tyre, duke u bërë “untouchable” edhe për SPAK-un apo organet e reja të drejtësisë në vend, edhe sikur këto të fundit të ishin vetë laboratori i “drejtësisë së kulluar”. Nuk po flas për praninë e gjerë dhe në rritje të kompanive off-shore dhe interesat okultë dhe korruptivë me dyshim të bazuar për shkelje ligjore e procedurale. Për të gjithë këto arsye, burimet financiare të krijuara nga kontributet e taksapaguesve dhe bizneseve po destinohen dhe do të destinohen edhe për disa dekada në xhepat e oligarkëve, apo të sipërmarrësve të pasuruar duke grabitur “me ligj” arkën e shtetit…

Për rrjedhojë, përherë e më shumë, qeveritë shqiptare po shndërrohennë llogaritare të këtyre të fundit (oligarkëve), d.m.th. në një aparat represiv që mbledh tatim-taksat nga qytetarët që varfërohen përditë dhe bizneset e vogla dhe të mesme që mezi mbijetojnë për të pasuruar një grusht pasanikësh që sigurojnë fitime maksimale dhe ushqejnë korrupsionin, pengojnë ngritjen e sistemit të drejtësisë, bashkëjetojnë në simbiozë me sistemin politik të deformuar dhe krimin e organizuar. Për të gjykuar për pritshmëritë që sjell buxheti i një viti fiskal, mund të përdorim edhe një optikë tjetër.

E kam fjalën për listimin e disa sfidave kryesore të ekonomisë sonë kombëtare dhe pastaj për të gjykuar nëse ndonjëra prej tyre merr ndonjë përgjigje, të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, nga ky plan i qeverise për vitin 2020. Sfida të tilla mendoj se janë: ezaurimi i faktorëve ekstensive të rritjes ekonomike; shfrytëzimi ende minimal i potencialeve që ofron ekonomia jonë kombëtare në degë të tilla si bujqësia dhe turizmi; rritja e prodhimit vendas dhe shtimi i aftësive konkurruese të kësaj ekonomie në rajon dhe në vendet e BE-së; rritja e shkallës së përpunimit në vend të lëndëve të para bujqësore, minerare etj., për të siguruar një furnizim më të mirë cilësisht dhe me kosto të ulët të tregut të brendshëm dhe për të rritur volumet e eksporteve shqiptare; rritja e mundësive të punësimit brenda vendit, sidomos tëtë rinjve si dhe përmirësimi i aftësive profesionale të personelit, menaxherial dhe tëtë punësuarve nëçdo fushë të veprimtarisë sipërmarrëse etj.Nëse disa apo të gjitha këto dhe të tjera si këto janë sfida për ekonominë tonë kombëtare, për fat të keq, në dokumentin e draft-buxhetit të shtetit për vitin 2020, ato nuk marrin përgjigjen e duhur.

Ndokush mund të thotë se kjo ekonomi është në pjesën më të madhe të saj private, dhe se është tregu që i rregullon nevojat dhe zgjidh sfidat e saj. Siç tregon edhe përvoja e transformimit të ekonomive të centralizuara gjatë tri dekadave të fundit, kjo është e vërtetë nëse sistemi kushtetues dhe juridik në vend garantojnë lirinë e tregut, mundësojnë zbatimin në tërësi të ligjit dhe japin një siguri juridike të kënaqshme të pronës, ndërsa burimet buxhetore përdoren për të mbuluar nevojat e përbashkëta bazë të shoqërisë në arsim, shëndetësi, mbrojtjen e vendit, diplomaci etj.I përmenda këto sfida, për të tërhequr vëmendjen në faktin se siçështë arsimimi sot, është novacioni dhe konkurrenca nesër; siçështë politika e pagave dhe e pensioneve sot, është frenimi i braktisjes së vendit dhe statusi i “moshës së tretë” nesër etj. D.m.th., në vartësi me vizionin e qeverisë dhe motivimin ose jo nga interesat publikë të saj, roli i buxhetit të shtetit është shumë i madh në nxitjen e përparimit ekonomik dhe shoqëror të vendit, apo në krijimin dhe thellimin e pabarazisë sociale, moszhvillimit, favorizimit dhe klientelizmit politik, korrupsionit etj.Në një terren më konkret, mungesa e një politike të konsoliduar pagash dhe pensionesh, që përfshin një sistem pagash eficient dhe transparent në sektorin publik, indeksimin e detyrueshëm të pagave në sektorin publik dhe atë privat për efekt të inflacionit, njohjen dhe përcaktimin e minimumit jetik dhe ndërveprimit të tij me pagën minimale dhe pensionin minimal, mbështetjen buxhetore për formimin dhe reformimin profesional, stimulimin e arsimimit në degët/profesionet e konsideruara si “të vështira” apo për të cilat do të ketë interes në periudhat që vijnë, përbëjnë mangësi serioze të këtij projekt-buxheti. Po kaq problematike mendoj se është edhe politika e bllokimit të rritjes së pagave në sektorin publik dhe rritja “me pikatore” vetëm në prag zgjedhjesh apo për segmente të diskutueshme të caktuara të këtij sektori, të lidhura më shumë me ushtrimin dhe mbajtjen e pushtetit dhe jo aq me ofrimin e shërbimeve publike bazë (policia etj.).Është koha që ligjbërësit dhe vendimmarrësit të kuptojnë se mungesa e rritjes sistematike të pagave prej dekadash në sektorin publik ka bërë që shumica e punëdhënësve të rrisë intensitetin në punë mbi të punësuarit duke çuar në përkeqësimin e statusit social-ekonomik të tyre. Po kështu, edhe shërbimet publike bazë duket se janë përkeqësuar dukshëm edhe për shkak të korrupsionit galopant që sundon në menaxhimin e fondeve publike.

Sa optimiste e shikoni situatën buxhetore 2020?

Në fakt, përveç një përsëritjeje të dobët gjatë vitit 2020 të vitit paraardhës në aspektin fiskal, nuk besoj se ka shumë vend për optimizëm. Kjo lidhet me klimën e pafavorshme të investimeve dhe mungesën e investimeve të reja nga vendet e BE-së, me shtimin epresionit për rritjen e taksave, me përkeqësimin e situatës buxhetore të pushtetit vendor dhe shërbimevepublike (ujë, energji, etj.).Ndërkaq, sipas gjykimit tim janë të gjitha gjasat për mundësinë që 2020 të jetë edhe një vit elektoral, gjëqënuk mund të mos ndikojë më tej negativisht në treguesit bazë tëperformancës së financave publike si p.sh. kryerjen e prokurimeve publike me vleftën e plotë apo disavjeçare, përzgjedhjen klienteliste dhe korruptive të operatorëve ekonomikë që ofrojnë mallra dhe shërbime publike, kryerjen e investimeve publike ineficiente, të panevojshme apo që nuk janëprioritare për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të vendit etj. Kjo situatë rrezikon tëçojë në mosrealizimin e theksuar tëtë ardhurave buxhetore, në mbajtjen e një niveli të lartë të evazionit fiskal, në shtrëngimin e qeverisë për të shkurtuar investimet publike në kushtet kur detyrimet e kontraktuara të PPP-ve pritet të rriten dhe janë të garantuara etj.

Çfarë ndërhyrjesh janë të domosdoshme për të tejkaluar këtë situatë të vështirë në financat e shtetit?

Është vështirë të japësh këshilla në kufijtë e një interviste… Pavarësisht kësaj, mendoj se rezerva kryesore për futjen e vendit në binarët e rritjes ekonomike të qëndrueshme drejt rritjes së dëshiruar dyshifrore mbetet përmirësimi i klimës së biznesit. Nga ana e saj, përmirësimi i klimës së biznesit lidhet me garantimin juridik të investimeve, zgjidhjen e çështjeve të pronës mbi tokën dhe trojet, me garantimin e përmbushjes së detyrimevekontraktuale, me kthimin e besimit për mundësitë e zhvillimit të vendit me qëllim që të zgjerohet kreditimi i ekonomisë reale, me shtimin e investimeve publike dhe private në fushën e edukimit dhe të formimit profesional, me fuqizimin e infrastrukturës bazë të nevojshme për të bërë biznes etj.Kuptohet se po kaq të rëndësishëm janë edhe faktorët që lidhen me krijimin e mundësive të punësimit në vend dhe rikthimin e besimit për të frenuar braktisjen e tij. Kjo sepse numri i konsumatorëve dhe fuqia blerëse e tyre mbeten në bazë të projeksioneve të investimeve etj.

D.m.th. kudo ku buxheti i shtetit “takohet” me faktorë të tillë mund të ndikojë në përdorimin më efektiv të burimeve financiare të vetat dhe të huajtura në dispozicion, pa lënë mënjanë edhe reforma të tjera tëlidhura me rolin e qeverisësiçështë reformimi i administratës publike për të mundësuar depolitizimin, rritjen e kapaciteteve dhe të ekspertizës së saj, si dhe rritjen e garancive juridikepër funksionimin sipas ligjit të kësaj administrate.Nga pikëpamja e përparësive, mendoj se qeveria duhet tëheqë dorë nga të gjitha llojete PPP-ve, të forcojëmbikëqyrjen e zbatimit rigoroz të kontratave të nënshkruara deri më sot, të publikojë menjëherë këto kontrata veçanërisht sa u takon treguesve tëperformancës dhe detyrimeve të palëve.Me qëllim rritjen e transparencës dhe të llogaridhënies së qeverisë para Kuvendit dhe qytetarëve në përdorimin e parave publike, mendoj se projekt-buxheti i shtetit për vitin 2020 duhet të shoqërohet edhe me një listë të plotë të veprave publike qëjanë në proces dhe atyre të reja dhe që do të financohen me fonde shtetërore apo me kredi nga institucionet financiare ndërkombëtare.

/Gazeta MAPO


Etiketa: , , ,

Pas