Aktualitet

Prefekti dhe deputeti socialist nderime me foton e diktatorit






               Publikuar në : 20:43 - 24/05/19 |
mapo.al

Sot është përkujtuar 75-Vjetori i Kongresit të Përmetit. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast u vendosën kurora me lule në monumentin e partizanit çlirimtar. Por ajo që ra në sy në këtë ceremoni ishte prania e fotografisë së diktatorit Enver Hoxha, jo vetëm gjatë homazheve, por edhe brenda ndërtesës historike ku u mbajt ky kongres.


Mazhoranca qeverisëse kishte përfaqësuesit e saj në këtë ceremoni: deputeti Spartak Braho dhe prefekti i Gjirokastrës, Astrit Aliaj. Ata folën për rëndësinë historike të Kongresit të Përmetit, teksa pas shpinës së tyre qendronte fotografia e Enver Hoxhës.

Për këtë ka reaguar ashpër ish-deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj i cili shprehet se “perfaqesuesit ne qeveri dhe ne Kuvend te Edi Rames nderojne Diktatorin! Pa asnje skrupull, pa asnje vrasje ndergjegjje, pa asnje shenje pendese, bijte e eterve komuniste i thurin lavde diktatures dhe dhimbjes qe i shkaktuan shqiptareve per 50 vjet! Qartesisht te frymezuar nga uzurpatori ne qeveri Edi Rama, keta kriminele dhe bij kriminelesh, persekutore te pashpirt, shfaqin fytyren e tyre te vertete!”

Kronika e Televizionit Publik Shqiptar që mbahet me taksat e shqiptarëve për të glorifikuar figurën e diktatorit Enver Hoxha!


Etiketa: , ,

Pas