Valtrin Pjetri në fillim të kësaj jave u emëruar Prefekt në Shkodër, ndërsa përflitet dhe si kandidat i PS për Kryetar Bashkie. Prefekti i ri nuk ka humbur kohë por ka mbledhur drejtorët rajonalë dhe u ka kërkuar llogari. Edhe pse mbledhja ka qenë me dyer të mbyllura, vetë Pjetri ka dalë në media për të treguar se “drejtorët duhet ta marrin punën seriozisht pasi nuk janë të paprekshëm”.
“U urdhëruan menjëherë që çdo drejtori rajonale të shtojë sportele në zyrat e shërbimit. Pasi tashmë ne presim një fluks të shtuar. Janë emigrantë që kthehen në vendet e tyre, qytetarë të shumtë që vizitojnë qarkun tonë shumë të bukur. Iu bë e ditur të gjithë drejtorëve rajonalë që asnjëri prej tyre nuk është as i pazëvendësueshëm as i paprekshëm. Asgjë personale me asnjërin prej tyre, por thjesht secili drejtor duhet të marrë masa për përballimin me sukses të sezonit turistik verë 2019”, u shpreh Pjetri.