Një shkrimtar francez ka shkaktuar një valë reagimesh jo vetëm në vendin e tij pasi tha se nuk mund të dashurojë një femër mbi 50 vjeç, pavarësisht se vetë është 50 vjeç.
Yann Moix i bëri këto komente për revistën ‘Marie Claire’.
“Preferoj trupin e grave të reja, kjo është e gjitha. Trupi i një 25-vjeçareje është i jashtëzakonshëm. Trupi i një 50-vjeçareje nuk është i jashtëzakonshëm,” tha ai.
Komentet e tij kanë shkaktuar shumë zemërim në rrjetet sociale, shkruan BBC.
Marina Fois, një komediane, u tall duke thënë se për shkak se është duke mbushur 49 vjeç, i kanë mbetur edhe një vit e 19 ditë për të shkuar me shkrimtarin.
Një gazetare postoi foton e të pasmeve të saj, duke shkruar: “Ti budalla nuk e di se çfarë po humbet”.
Të tjerë kanë postuar foto të yjeve hollivudiane mbi 50 vjeç si Halle Berry apo Jennifer Aniston.
Intervista e shkrimtarit shkaktoi komente edhe sepse ai tha se i pëlqen që të dalë me femra aziatike.
Duke reaguar ndaj komenteve, shkrimtari tha se nuk është përgjegjës për shijen e tij ndaj femrave.
“Pëlqej atë që pëlqej dhe nuk kam pse të përgjigjem përpara ‘gjykatës së shijeve’”.