Aktualitet

Prej 24 orësh të bllokuar në Kapshticë, shqiptarët kalojnë natën jashtë (FOTO)














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:23 - 04/04/20 |
mapo.al

Shume shqiptarë vijojnë të jenë të bllokuar në pikat kufitare, pas mbylljes, për shkak të koronavirusit.





Që prej paradites së djeshme, rreth orës 10:00, më shumë se 16 bashkëqytetarë të ardhur nga Greqia kanë mbetur në tokën neutrale në Kapshticë.


Mësohet se policia në doganën greke i ka lejuar të kalojnë, ndërsa policia shqiptare nuk ka dhënë dritë jeshile të futen në vendin tonë.




Shqiptarët e bllokuar në Kapshticë janë nga Gramshi, Burreli, Elbasani, Korça, ndërsa njëri prej tyre nuk ndihet mirë. Siç shihet nga fotot, të 16 personat e kanë kaluar natën pranë një zjarri me kartonë në Kapshticë, teksa moti i acartë me reshje dëbore ka “pushtuar” zonën.


Edhe pse qytetarët kanë telefonuar për ndihmë pranë institucioneve, askush deri tani nuk u është përgjigjur, edhe pse është policia shqiptare që i mban të bllokuar.


1


Etiketa: ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas