Kryesore

Prej dy ditësh Tirana asnjë rast të ri me koronavirus, ulet numri i të shtruarve në spital





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:16 - 18/05/20 |
mapo.al

Prej ditës së djeshme spitali Covid-2, Sanatoriumi, i është rikthyer normalitetit si spital, pasi nuk do trajtojë më të prekurit me koronavirusit.


15 të shtrurit në spital, që janë prekur nga koronavirusi, ndodhen te Spitali Infektiv. Sot vendi ynë ka numrin më të ulët të të shtruarve në spital, ku 3 prej tyre janë në gjendje më kritike.


Ndërkohë kjo është dita e dytë që Tirana nuk shënon asnjë rast të ri me koronavirus. Dy rastet e reja janë në Durrës, por edhe dje të 13-të rastet ishin po në Durrës.


Deri më sot janë kryer mbi 12,500 testime dhe janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 948 qytetarë. Prej tyre, rreth 77% janë të shëruar. Në vendin tonë aktualisht janë 190 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër.


Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 69
Krujë 44
Durrës 31
Shkodër 15
Kamëz 12
Berat 10
Fier 4
Elbasan 2
Kurbin 1
Mirditë 1
Korçë 1

 

LEXO EDHE:

Lajm i mirë/ Vetëm 2 raste të reja me koronavirus në Shqipëri


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas