Koreografi Albi Nako dhe balerina Alba Hoxha u komentuan shumë për lidhjen e tyre që asnjëherë nuk e konfirmuan. Por dyshja, duket se i ka dhënë fund marrëdhënies dhe ata nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram.
Nga ana tjetër, Alba nuk është më pjesë e trupës së baletit të Albi Nakos. Burime pranë dyshes, treguan se arsyeja përse ata u ndanë kishte të bënte me prindërit e Albës, të cilët nuk e miratuan lidhjen për shkak të diferencës së madhe në moshë midis tyre.
Por së fundmi, Alba ka habitur me fjalët që ka thënë për koreografin. Një fans e ka pyetur në Instastory balerinën: “Cili është koreografi që mendoni se i merr të gjitha meritat për arritjen tënde si balerinë?” dhe Alba i është përgjigjur: “Albi Nako”.