Reperi i njohur Arkimed Lushaj ndodhet prej një jave pas hekurave për shkak të akuzave të ngritura nga policia ndaj tij, si pjesë e një grupi kriminal në fushën e trafikut të narkotikëve dhe krimeve kundër personit.
Por edhe pse në qeli, Stresi është bërë i gjallë në rrjetet sociale duke postuar arritjen e fundit në karrierën artistike.
Bëhet fjalë për arritjen e 1 milion klikimeve me këngën e nxjerrë së fundi në festivalin “Kënga Magjike” kushtuar nënës së tij “Të dum om”.
“+1Milly thanks all #TeDuMom #seeusoon”, shkruan Stresi.
Nuk dihet nëse Stresi e ka bërë vetë këtë postim apo dikush nga familjarët e tij që mund t’i administrojë profilin. (BW)
Palaco,