Sport

Premier League/ Chelsea zhgënjen edhe në ndeshjen e dytë (VIDEO)






               Publikuar në : 20:12 - 18/08/19 |
mapo.al

Pas humbjes turpëruese 4-0 kundër Manchester United këtë herë “Blutë e Londrës” kanë zhgënjyer në shtëpi me rezultatin 1-1 kundër Leicester.


Në ‘Stamford Bridge’ Chelsea e nisi ndeshjen vrullshëm duke rrezikuar portën e kundërshtarit që në minutat e para.

Pas disa këmbënguljeve 20-vjeçari Mount arriti të zhbllokonte shifrat në minutën e 7. Pas këtij momenti dhe deri në fund të pjesës së parë loja ishte e barabartë dhe 45 minutat u mbyllën në favorin e londinezëve.

Në pjesën e dytë Leicester u fut me mendje tjetër në fushë dhe në minutën e 67 barazuan shifrat me Ndidi.

Chelsea u përpoq deri në fund për të realizuar golin që do i jepte tre pikët, por pavarësisht tentativave nuk arriti të kënaqte tifozët e shumtë në ‘Stamford Bridge’.


Etiketa: , ,

Pas