Sport

Premier League mund të anulohet, nëse klubet s’bien dakort për fushën neutrale





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:55 - 06/05/20 |
mapo.al

Sezoni i Premier Ligës në Angli, mund të anulohet përfundimisht, nëse klubet nuk bien dakort që ndeshjet e mbetura të bëhen në fusha neutrale, bën të ditur BBC, duke cituar, shefin ekzekutiv të shoqatës së menaxherëve, Richard Bevan.


Një vendim, një votim më saktë, do të merret të hënën për këtë çështje.


Premier League, një prej më të ndjekurave në botë, është ndërprerë me 13 mars, prej pandemisë së koronavirusit.


Koha nuk është në favor, dhe stërvitja duhet të nisë menjëherë, nëse kamipnati do të rikthehet me 12 qershor.


20 klubet kanë rënë dakort dhe janë gati të luajnë 92 ndeshjet e mbetura, nëse do të garantohet siguria.

Megjithatë, disa klube nuk janë në favor, për fushat neutrale, sidomos ato që rrezikojnë rënien nga kategoria, pasi stadiumi i tyre do të ishte një bonus.

Për të arritur këtë vendim, duhen të paktën 14 vota pro, nga 20.

Këtë fundjavë, gjithashtu pritet që kryeministri Johnson të bëjë të ditura planet për lehtësimin dhe rihapjen.

Nëse do të ketë një votim kundër, që ndeshjet të bëhen në fushë neutrale, kjo do të sillte anullimin e sezonit.

Ndeshjet në stadiumet vendase shihen si rrezik i grumbullimit të njerëzve rreth stadiumeve, edhe nëse nuk do të lejohen brenda.

Për të mbyllur sezonin, stërvitja do të duhet të nisë me 18 maj, dhe do të lypsen të paktën 40 mijë teste për ekipet dhe stafet.

 

 

 


Etiketa: , , ,

Pas