Sport

Premier League rifillon më 17 qershor





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:48 - 28/05/20 |
mapo.al

Sezoni i Premier League është vendosur të rifillojë më 17 qershor me Aston Villa-n kundër Sheffield United dhe Manchester City kundër Arsenal, ka mësuar BBC. Ndeshjet e tjera të Kampionatit Anglez do të luhet në fundjavën e 19-21 qershorit.


Klubet ende do ta diskutojnë idenë në një takim të enjten, por kuptohet që të gjithë kanë rënë dakord  në këtë fazë. Janë 92 ndeshje ende për të luajtur.


Premier League u pezullua në 13 Mars për shkak të pandemisë dhe kanë kaluar 100 ditë pas fitores 4-0 të Leicester City-it me Aston Villa me 9 Mars, tani konkurrenca do të rifillojë, me ndeshjet pas dyerve të mbyllura.


Të mërkurën, klubet votuan unanimisht për të rifilluar stërvitjen me kontakte, pasi kishin filluar trajnimin pa kontakte javën e kaluar. Deri më tani 12 individë kanë testuar pozitivë për koronavirus pas 2,752 testesh në të gjithë ligën.


Lojtarët dhe stafi i Premier League do të vazhdojnë të testohen dy herë në javë, me kapacitetin e rritur nga 50 në 60 teste për klub për raundin e katërt të provave. Ç`do lojtar ose staf, i cili do të rezultojë pozitiv duhet të izolohet për një periudhë prej shtatë ditësh.

Planet për një fazë të tretë të rinisjes së kompionatit përfshijnë një hap drejt stërvitjes normale dhe zhvillimin e ndeshjeve konkuruese.

Liverpooli aktualisht qëndron me 25 pikë të qarta në krye të tabelës ndërsa Bournemouth, Aston Villa dhe Norwich City janë në vendet e fundit, pra të zbritjes nga kategoria.

Të kuqtë, te cilët janë duke ndjekur titullin e ligës mbas 30 vjetësh, mund ta arrijnë atë me fitoren në ndeshjen e tyre të parë të kthimit, nëse Manchester City i vendit të dytë do të humbasë ndaj Arsenalit.

BBC

Përktheu: Mapo.al


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas