Kryesore

Premier League/ Rikthehet sot futbolli më i ndjekur në botë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:05 - 12/09/20 |
mapo.al

Fillon sot me 4 ndeshje, kampionati më i ndjekur në botë, ai anglez. Premier League do të sjellë emocione për 8 muajt në vijim.


Sfidat janë të shumta.


E para nëse Liverpool do të mund të ruajë titullin kampion, të fituar pas 30 vitesh. Të kuqtë e Klop nuk kanë bërë merkato dhe nuk ka prurje të mëdhaja në ekip, edhe pse ka kohë për transferime deri me 5 tetor. Ndërkohë që disa prej lojtarëve kyç këtë sezon do të jenë mbi 30 vjeç.


Manchester City, ka shpenzuar deri më tani 60 milionë paund. Edhe pse dështoi në projektin më të madh, të marjes së Mesit, sërish ata ngelen pretendentët në këtë sezon.


Blerjet më të mëdha deri tani i ka bërë Chelsea me 200 milionë paund.


Manchester United, shihet po ashtu si favorite, dhe në sezonin e shkuar ata gjithnjë e më shumë e përmirësuar lojën. Ardhja e Fernandes, duket se dha impaktin e duhur.

Edhe Arsenal, me Artetën në krye, ka befasuar, teksa fitoi edhe dy kupat, përpara nisjes së sezonit.

Kampionët presin sot në “Anfield”, Leeds-in, që vjen nga kreu i Championship, në orën 18 e 30.

Arsenal ka transfertë, në fushën londineze të Fulham.

Ndërsa ndeshjet e Manchester City dhe Manchester United, janë shtyrë.


Etiketa: , , ,

Pas