Dy raste të tjerë pozitivë me koronavirus në Premier League, të cilët i shtohen gjashtë të infektuarve të mëparshëm.
Pas testeve të dyta molekulare të zhvilluara, për afro një mijë futbollistë dhe pjesëtarë të stafeve të skuadrave, Liga Angleze e futbollit konfirmoi se dy persona janë prekur nga Covid-19.
Identiteti apo fakti nëse bëhet fjalë për lojtarë ose pjesëtarë të stafit është mbajtur konfidencial.
Testet e radhës u zhvilluan nga e marta, 19 maj deri të premten e 22 majit.
Të mërkurën, klubet angleze do të votojnë për rikthimin në stërvitjet ekipore, ku lejohet edhe kontakti fizik.