Aktualitet

“Premtim i pambajtur i Ramës”-PD: Aeroporti i Kukësit s’ka certifikatë sigurie














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:11 - 18/04/21 |
mapo.al

Partia Demokratike, ka reaguar në lidhje me uljen e avionit të parë në aeroportin e Kukësit. PD shprehet se hapja e këtij aeroporti për fluturime ndërkombëtare, është një tjetër premtim i pambajtur i Edi Ramës





PD thotë se ulja e një avioni të ‘Air Albania’ në Kukës s’u bë nga Londra, siç premtoi Rama, por nga Rinasi, sepse aeroporti s’ka certifikata sigurie.


Në deklaratën për mediat, PD shpehet se me Ramën në krye të qeverisë, fluturimet ndërkombëtare në aeroportin e Kukësit, janë si hapja e negociatave me BE-në.





Deklarata e plotë e Partisë Demokratike



Hapja e aeroportit të Kukësit për fluturime ndërkombëtare, premtim tjetër i pambajtur i Edi Ramës. Ulja e një avioni të Air Albania në Kukës s’u bë nga Londra, siç premtoi Rama, por nga Rinasi, sepse aeroporti s’ka certifikata sigurie.

Lexo edhe :  Qëndrimet / Rama: Fitore historike. Basha: Masakër elektorale

Me Ramën në krye të qeverisë, fluturimet ndërkombëtare në Aeroportin e Kukësit janë si hapja e negociatave me BE: Ato nuk ekzistojnë. Ky është eksperimenti i fundit që Rama bën me shqiptarët.

Kryeministri më i dështuar dhe më i paaftë në historinë e vendit do të largohet në 25 prill nga shqiptarët që duan ndryshim!

LEXO EDHE: 

Ulet avioni i parë në aeroportin e Kukësit

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas