Aktualitet

“Premtim i pambajtur” – Rama i përgjigjet PD-së për aeroportin e Kukësit














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:32 - 18/04/21 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur PD-së për aeroportin e Kukësit. Rama thotë se teksa po shkonte në Tropojë lexoi deklaratën e PD për uljen e avionit të parë në “Zayed, Flatrat e Veriut”’, që e konsideroi aeroportin e Kukësit premtim të pambajtur





Rama ironizon duke thënë se PD e quan të pambajtur premtimin pasi avioni nuk erdhi direkt nga Londra, por ndaloi njëherë në Tiranë. Kreu i qeverisë thotë se e shpjegoi më herët që duhen 50-60 ditë që aeroporti të certifikohet dhe të bëhet ndërkombëtar.


“Teksa vija këtu pashë një deklaratë, aeroporti i Kukësit tjetër premtim i pambajtur. Tashi, edhe pse është premtim i pambajtur, se nuk erdhën direkt nga Londra, por ndaluan njëherë në Rinas.





Shpjego sa të duash që duhen 50-60 ditë pasi një aeroport bëhet operacional, të bëhet procesi i publikimit dhe të miratohet si aeroport ndërkombëtar.



Lexo edhe :  Salianji nga Korça: Jemi fitues, PS ka rënie në bastionet e veta

Tani aeroporti më 17 qershor hyn në sistemin e fluturimeve ndërkombëtare, deri në 17 qershor marrëveshjet për shumë drejtime do jeni lidhur, janë disa kompani, me kosto të ulët.


Është aeroport më fluturime me kosto të ulët. E dinë që do kenë fluturime në Gjermani, Zvicër. Kjo do të bëjë që jo vetëm njerëzit që jetojnë në këtë zonë, e matanë në Gjakovë e Kosovë, shumë vizitorë të vijnë. E vështirë që mund të humbasin

E kam thënë që ditën e parë, që Tropoja do të jetë një nga zonat më të bukura turistike të Shqipërisë.”– tha Rama.

LEXO EDHE: 

“Premtim i pambajtur i Ramës”-PD: Aeroporti i Kukësit s’ka certifikatë sigurie

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas