fbpx

Aktualitet

Premtimi i Bashës: Bursë 100% për studentët me të ardhura të pakëta





               Publikuar në : 19:49 - 04/11/19 |
mapo.alm

Kryedemokrati Lulzim Basha ka nisur nga Elbasani turin e bashkëbisedimit me të rinjtë të quajtur “Rrugëtimi për Shqipërinë”.


Lideri i opozitës tha se qeveria dështoi me rininë, duke bërë që sot mijëra të rinj të mosshohin të ardhme në vendin e tyre, por të zgjedhin rrugën e emigracionit.



Basha ka dalë edhe me një platformë të qartë për të rinjtë, në takimin që mbajti këtë pasdite në Elbasan.


Në fjalën e tij, lideri demokrat u premtoi të rinjve që çdo student me të ardhura të ulëta do përfitojë 100 për qind bursë. Kurse për ata studentë që kanë të ardhura mbi 640 mijë, do të ketë bursë 50 për qind.

LEXO EDHE: 

Elbasan/ Basha: Qeveria dështoi, vrau shpresën e të rinjve

“Taulant Balla më ka degjeneruar mbiemrin”, studentja i ankohet Bashës


Etiketa: , , ,

Pas