Aktualitet

Premtimi i largët për shëndetësi falas – Shqiptarët përballojnë nga xhepi 58% të pagesave








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:26 - 13/08/20 |
mapo.al

Shtatë vjet nga premtimi për shëndetësi falas për të gjithë, shqiptarët paguajnë nga xhepi për marrjen e këtyre shërbimeve më shumë krahasuar me fqinjët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.


Të dhënat e Bankës Botërore tregojnë se vlera totale e pagesave nga xhepi të qytetarëve është pothuajse sa 58% e shpenzimeve totale për shëndetësinë. Gjithashtu, Banka Botërore nënvizon se niveli i lartë i pagesave informale bën që kjo gjendje të godasë më shumë pjesën më të varfër të popullsisë.


Mbështetur në tabelat e buxhetit të qeverisë shqiptare, shpenzimet për funksione të lidhura me shëndetësinë janë sa 3.35% e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Duke shtuar edhe buxhetin total të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, që financohet pjesërisht nga kontributet, kjo vlerë arrin në total sa 6.5% e prodhimit kombëtar të parashikuar për vitin 2020.


Ky nivel shpenzimesh vlerësohet relativisht i ulët, po të kemi parasysh se ka vende të rajonit si Serbia apo Bosnja ku shpenzimet shëndetësinë janë në kufijtë e 9%, ndërsa në disa vende të Bashkimit Europian shpenzimet reale për shëndetësinë janë në vlera dyshifrore.


Pas shpërthimit të epidemisë së Covid-19, qeveria rriti buxhetin e Ministrisë së Shëndetësisë me 2.5 miliardë lekë në raport me atë fillestar. Në muajt e fundit, vendi ka përfituar edhe financime të konsiderueshme nga institucione ndërkombëtare dhe donator, ku më i fundit ishte financimi prej 16 milionë eurosh nga Banka Botërore. Por, sërish rritja e kapaciteteve për të përballuar më mirë situatën epidemike ka qenë e kufizuar.

Numri i testimeve është larg niveleve të rekomanduara, kryerja e analizave molekulare ende bëhet vetëm në një laborator të vetëm, ndërsa hapja e spitaleve të reja ende nuk është kryer, megjithëse situata paraqitet e rënduar, sidomos në mjediset e Sanatoriumit./ Scan


Etiketa:

Pas