Gazeta Mapo, ka në fokus në numrin e nesërm, vaksinimin kundër koronavirusit në Shqipëri. Kryeministri Rama, premtoi se javën e tretë të janarit do të vinin mbi 10 mijë doza vaksine. Java e tretë iku, vaksinat nuk erdhën.
Shqipëria nisi vaksinimin anti-covid me një numër limit prej 975 dozash, por procesi ka ngecur pezull pasi ato të premtuara me bujë për javën e tretë të janarit nuk kanë mbërritur.
Kryeministri justifikohet: Kompania Pfizer ka probleme furnizimi. Manastirliu flet për ardhjen nga Covax në shkurt. Ndërkohë numri i të prekurve me Covid-19 po njeh rritje çdo ditë…