Kryedemokrati Lulzim Basha sjell zërin e qytetarëve, që tregon premtimet boshe të kryeministrit Edi Rama.
Përmes një videoje të publikuar në “Facebook”, nuk janë të paktë ata qytetarë që ankohen për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, dhe vështirësitë ekonomike.
“Premtoi se do ta ulte çmimin e energjisë për familjarët. Rama gënjeu – ai vetëm i rriti faturat e energjisë për familjet shqiptare! Rama është dështim. Ai duhet të largohet” , – shkruan krahas videos Basha teksa i referohet zgjedhjeve më 25 prill.