Kronika

Preng Gjini i mbijetoi atentatit me tritol nga një gabim i autorëve








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:22 - 16/09/20 |
mapo.al

Shënjestra e atentatit të mbrëmshëm në Tiranë, Preng Gjini ka dalë nga gjendja kritike edhe vijon të mbetet në sallën e operacioni, ku po trajtohet për dëmtimin e marrë në njërën dorë.


Gjini ka kaluar çdo rrezik për jetën dhe mjekët janë optimist se do ta kalojë pa asnjë pasojë të parikuperueshme.


Pas ndërhyrjeve të para, Gjini ka dalë nga gjendja e pavetëdijshme ndërsa mësohet se, mbrëmë ka bërë ndërhyrje në organet e brendshme dhe për shkak të dëmtimeve i janë hequr një pjesë e zorrëve.


Burime nga Spitali i Traumës bëjnë me dije se, Gjini ka një dëmtim të syrit të djathtë, ku do t’i nënshtrohet edhe për këtë një operacioni.


Kjo do të thotë se përveç operacionit për dorën dhe do të bëhet një tjetër për syrin.

Tritoli i ka qenë vendosur mjetit në sediljen e pasagjerit, pasi Gjini udhëtonte gjithnjë i shoqëruar dhe rrallë e ngiste vetë makinën.

Autorët e kanë ditur këtë fakt dhe ndaj është vendosur në një pozicion të tillë lënda plasëse. Mjekët thonë se raste të ngjashme të atentateve me tritol, kanë pasur pasoja dramatike me humbje jete ose dëmtime të parikuperueshme, për shkak se kur objekt kanë qenë drejtuesit e mjeteve, lënda vendosej nga krahu i shoferit.

Preng Gjini për këtë detaj konsiderohet me fat nga bluzat e bardha teksa thonë se ka qenë pikërisht ky detaj që i ka shpëtuar jetën.


Etiketa: , , ,

Pas