fbpx

Kryesore

Presidenca: Do të publikojmë raportin mbi Opinionin e Venecias





               Publikuar në : 13:10 - 30/09/19 |
mapo.al

Presidenca bëri të ditur të hënën se gjatë kësaj jave do të publikohet raporti i kreut të shtetit mbi Opinionin e Komisionit të Venecias.


“Brenda javës institucioni i Presidentit të Republikës do të bëjë publik për opinionin vendas dhe ndërkombëtar Raportin e tij për Draftin e Opinionit të Komisionit të Venecias, gjithmonë në vazhdim të transparencës dhe rëndësisë së çështjes në fjalë, që meriton vetëm shterim kushtetues, ligjor, profesional dhe faktik, larg çdo ndikimi politik dhe të dyshimtë.



ZERO SHKELJE TË KUSHTETUTËS!


MBROJTJE E SHKËLQYER E KUSHTETUTËS!

MBROJTJE E SHKËLQYER E KONVENTËS EUROPIANE TË TË DREJTAVE TË NJERIUT!

MBROJTJE E SHKËLQYER E VENDIMIT TË GJYKATËS SË STRASBURGUT PËR TË DREJTËN E ZGJEDHJES!

MBROJTJE E SHKËLQYER E DETYRIMEVE LIGJORE QË KA SHQIPËRIA NGA MARRËVESHJA E STABILIZIM ASOCIMIT ME BASHKIMIN EUROPIAN!” shkruan zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi.

Në draftin e Komisionit të Venecias thuhet se Presidenti ka tejkaluar kompetencat, por shkelja nuk është e rëndë.


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas