Aktualitet

Presidenca: Hajdeni më 2 mars me lule dhe telefona celularë, 3 mijë aktivistë për mbarëvajtjen





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:11 - 28/02/20 |
mapo.al

Zëdhënësi i Presidentit Meta ka postuar sot një shënim lidhur me manifestimin e 2 marsit. Blushi kujdeset të theksojë se do të jetë një organizim paqësor në mbrojtje të Kushtetutës.


Zëdhënësi i Presidentit, kujton edhe një herë elementët që kërkohen në këtë tubim



Ato janë, flamujt kuq e zi.


Po ashtu, Presidenca bën të ditur se janë të mirëpritura lulet e Mimozës. Si dhe u kërkohet pjesmarrësve të shmangin cdo incident, e për këtë, sugjerohet që secili të ketë telefonin me vete ku të regjistrojë cdo gjë.

Presidenca bën të ditur se vetëm për mbarëvajtjen, do të ketë 3 mijë aktivistë që do të identifikohen me shiritat kuq e zi.

Postimi i tedi Blushit:

Të dashur qytetarë,

Me rastin e Manifestimit madhështor Mbarëkombëtar që po afron kërkojmë jo vetëm pjesëmarrjen Tuaj, por edhe bashkëpunimin për realizimin e tij në mënyrën më qytetare, europiane dhe patriotike.

Theksojmë edhe njëherë qëllimin gjithëpërfshirës të këtij Manifestimi, ndaj vetëm flamujt kuqezi janë të mirëpritur.

Theksojmë se ky është Manifestim, jo për dhunë ndaj institucioneve, por kundër dhunës sistematike që një grup puçistësh ushtrojnë ndaj Kushtetutës dhe të drejtave tuaja kushtetuese.

Ndaj nëse mundeni edhe mimozat janë të mirëpritura.

Ju ftojmë të shmangni çdo incident dhe provokim nga cilido, dhe përdorni celularin tuaj për të regjistruar çdo gjë.

Në Presidencë funksionon një grup organizator pa pushim, me të cilët mund të kontaktoni:

Këshilltari për Mbrojtjen, z.Dedë Prenga
Numër celulari: +355699848359

Këshilltari për Emergjencat Civile, z.Shemsi Prençi
Numër celulari: +355696067755

Këshilltari për Pushtetin Vendor, z.Ylli Asllani
Numër celulari: +355692053488

Për çdo informacion dhe ide që keni na kontaktoni menjëherë dhe në adresat e email:

[email protected]

[email protected]

Për mbarëvajtjen e Manifestimit do të ketë 3 mijë aktivistë me shirita kuqezi!

Ju lutem bashkëpunoni me ta!

E gjithë Europa dhe bota do t’i ketë sytë në Tiranë më 2 mars. Aty ku do të jeni edhe ju!

MIRËSEVINI NË PRANVERËN KUQEZI! 🇦🇱

 

 


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas