Aktualitet

Presidenca i përgjigjet flakë për flakë Lleshajt: Qetësohu “gjeneral” nën poture





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:19 - 19/02/20 |
mapo.al

Presidenca i është përgjigjur menjëherë ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili e cilësonte thirrjen e Presidentit Ilir Meta për tubim më 2 mars si një “çrregullim i skajshëm i tij”, ndërsa theksonte se ka ardhur koha për të kornizuar me ligj funksionet e Presidentit.


Lidhur me këtë, ka ardhur reagimi i zëdhënësit të Presidentit, Tedi Blushi, i cili i kërkon ministrit Lleshaj të qetësohet, pasi sipas tij, rendin më 2 mars e garanton Presidenti bashkë me popullin.



“Asnjë sekondë për të humbur me “Gjeneralin” nën poture. Si mund të bëjë moral për Kushtetutën një gënjeshtar që donte të hynte në shkelje të Kushtetutës me kamuflazh në zyrën e ministrit? Qetësohu “Gjenerali” nën poture: Rendin në 2 mars e garanton Presidenti bashkë me popullin!”, shkruan Blushi.


LEXO EDHE: 

Meta paralajmëroi tubim me qytetarët, Lleshaj: Koha për të kornizuar me ligj funksionet e Presidentit


Etiketa: , ,

Pas