Aktualitet

Presidenca i përgjigjet Ramës: Buburrec Trendi respekto urgjent 5 Qershorin








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:29 - 15/10/20 |
mapo.al

Vijojnë replikat mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta. Kësaj radhe reagimi vjen nga zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi. Në një postim në Facebook, Blushi i drejtohet Ramës si një buburrec trendi, i cili duhet të respektojë urgjentisht 5 Qershorin.



Presidenti të ka ftuar në përballje, shkruhet më tej në postim, “je aq frikacak sa trembesh edhe nga protestat e popullit në Kirgistanin e largët!”


Postimi i Blushit:



Buburrec Trendi respekto urgjent 5 Qershorin se le nam dhe dënoi në emër të OSBE-së zgjedhjet e Kirgistanit që ishin si të Shijakut dhe Dibrës.


Me Presidentin ti je vite dritë larg. Ishe ti që i fute në Parlament dhe i vendose në krye të Bashkive, kriminelët dhe trafikantët.


Këtë e di e gjithë bota! Presidenti të ka ftuar në Përballje! Po pret studion televizive dhe orën! Pse ke frikë?! Pse mblidhesh si buburrec e fshihesh pas Twitterit?!

Lexo edhe :  Rama: Nuk përjashtohen masa të tjera shtrënguese

Je aq frikacak sa trembesh edhe nga protestat e popullit në Kirgistanin e largët! Ora e Përballjes po afron! As në skutat e Twitter-it nuk do fshihesh dot po nuk respektove urgjent Marrëveshjen e 5 Qershorit!


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas