Presidenca i është përgjigjur letrës së kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi, për të caktuar kandidaturën për kreun e KLSH-së. Presidenca thotë se Meta ka propozuar 3 kandidatura dinjitoze, por që janë refuzuar nga Kuvendi.
“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ka marrë një letër pak ditë më parë nga Kryetari i Kuvendit, z.Gramoz Ruçi për çështjen e KLSH.
Presidenti Meta e ka respektuar me përgjegjshmëri maksimale detyrimin kushtetues duke propozuar tre kandidatura mjaft dinjitoze dhe të kualifikuara për të garantuar pavarësinë e KLSH.
Presidenti Meta si gjithmonë do të përmbushë detyrimet e Tij kushtetuese për të garantuar pavarësinë e institucioneve”, – thotë zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi.
LEXO EDHE:
Ruçi letër Metës: Presim kandidaturën për kreun e KLSH, respekto afatet kushtetuese