Aktualitet

Presidenca – Ramës: Jepi zemër ansamblit “Babëzia”, deri më 25 prill














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:04 - 03/03/21 |
mapo.al

Zëdhënësi i presidentit Ilir Meta ka reaguar menjëherë pas daljes televizive të kryeministrit Edi Rama me në fokus Reformën në Drejtësi, si dhe sulmeve të vazhdueshme kundrejt kreut të shtetit. 





Në një postim në “Facebook”, Tedi Blushi shkruan se Rama vazhdon të bëjë ligje antikushtetuese, me shpresën për ta vrarë totalisht besimin tek drejtësia e kapur nga vetë ai.


Edhe pse, vijon Blushi, proklamon reformën si arritje të qeverisjes dhe arsye për të fituar një mandat të tretë.




Ai e cilëson Ramën “shakaxhi integrimi” dhe teksa e ironizon dhe i kujton fundin qeverisës më datë 25 prill, gjithashtu e paralajmëron për koncensionin e aeroportit Nënë Tereza.


Nëse do kesh fatin të zgjidhesh deputet më 25 prill, me presidentin Meta do takohesh sy më sy në Parlamentin e ri. Si më 22 korrik 2016 kur ti nuk erdhe në ballafaqim por e votove Reformën në Drejtësi me bisht ndër shalë. Ky ballafaqim është i pashmangshëm! Kurrë nuk do kesh shpëtim!” – i drejtohet Blushi Ramës.


Postimi i Tedi Blushit në “Facebook”:

Shihni çfarë degradimi: Ramaforma gati për mandatin e tretë! Ha ha ha!

O shakaxhi i integrimit, nëse do kesh fatin të zgjidhesh deputet më 25 prill, me Presidentin Meta do takohesh sy më sy në Parlamentin e ri.

Si më 22 korrik 2016 kur ti nuk erdhe në ballafaqim por e votove Reformën në Drejtësi me bisht ndër shalë.

Ky ballafaqim është i pashmangshëm! Kurrë nuk do kesh shpëtim!

Madje do ftohen të gjithë partnerët tanë, që ti i përgojon dhe i diskrediton aq shumë.

Ti vazhdon të bësh ligje antikushtetuese me shpresën për ta vrarë totalisht besimin tek Drejtësia, që ti ke kapur.

Kjo i rëndon edhe më shumë rekordet e tua të zeza, por nuk e ndryshon dot fatin tënd të paracaktuar, që nuk mund të jetë fati i Shqipërisë dhe i shqiptarëve të ndershëm, pa dallime partiake.

Deri në mbledhjen e Parlamentit të ri, që do të dalë nga referendumi i 25 prillit, jepi zemër Ansamblit “Babëzia” dhe shtrëngo fort poturet e gjëra!

Dhe një paralajmërim: Mos guxo të votosh koncensionin e aeroportit! Ti e di mirë se çfarë të pret dhe nuk mund të thuash, që s’je paralajmëruar më herët për këtë.

LEXO EDHE:

Reforma në Drejtësi – Rama: PD-LSI dhe KÇK, tre këmbët e dyshes Meta-Berisha

1


Etiketa: , , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas