Presidenca ka reaguar vetëm pak minuta para nisjes së manifestimit, ku duket se paralajmeron edhe të tjera lëvizje si kjo. Duke shkruar pranvera e pandalshme, Blushi tregon se do të ketë manifestime të tjera pikërisht në këtë sezon, dhe ky i sotmi nuk është i fundit. Zëdhënësi i Metës, thotë se do të firmoset një dekret, do bëhet një votim dhe do shpallet një betim.
Postimi i Tedi Blushi:
Mirësevini në këtë Manifestimin të jashtëzakonshëm Mbarëkombëtar, ku do të firmoset një DEKRET, do bëhet një VOTIM dhe do shpallet një BETIM!
SOT NIS PRANVERA E PANDALSHME KUQEZI! 🇦🇱