Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi, ka deklaruar përmes një statusi në rrjete sociale se është e domosdoshme të vazhdojë procesi i administrimit të zgjedhjeve deri në fund
Ai shprehet se transparenca për votën e çdo qytetari që mori pjesë në zgjedhjet e 25 Prillit, është vendimtar për besimin te zgjedhjet dhe demokracia.
“Është e domosdoshme të vazhdojë procesi i administrimit të zgjedhjeve deri në fund, në respekt të Kodit Zgjedhor.
Transparenca dhe respekti për votën e çdo qytetari, që mori pjesë në zgjedhjet e 25 prillit, është vendimtar për besimin te zgjedhjet dhe Demokracia. Kjo është çështje e interesit kombëtar sot dhe jo problemet e brendshme të partive”, shkruan Tedi Blushi.