Aktualitet

Presidenti Biden siguron aleatët për përkushtimin amerikan ndaj NATO-s














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:14 - 14/06/21 |
mapo.al

Presidenti amerikan Joe Biden po merr pjesë në takimin e nivelit të lartë të NATO-s ku po diskuton me aleatët evropianë për përpjekjet për të kundërshtuar veprimet provokuese të Kinës dhe Rusisë ndërsa theksoi angazhimin e Shteteve të Bashkuara për aleancën me 30 vende që shpesh sulmohej nga ish-presidenti Donald Trump.







Takimi mbahet ndërsa zoti Biden përpiqet të sigurojë më shumë koordinim me aleatët për të mbajtur nën kontroll Kinën dhe Rusinë, dy kundërshtarë veprimet e të cilëve në frontet ekonomike dhe të sigurisë kombëtare janë bërë shqetësimet kryesore të politikës së jashtme të presidencës së tij.







Para takimit, Presidenti Biden u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg dhe nënvizoi angazhimin e SHBA-së ndaj nenit 5 të kartës së aleancës, ku thuhet se një sulm ndaj një vendi anëtar, është sulm ndaj të gjithëve dhe do të përballet me një përgjigje kolektive.



“Nenin 5 e shohim si një detyrim të shenjtë,” tha zoti Biden. “Dua që NATO-ja ta dijë se Amerika është e pranishme.”

Lexo edhe :  Nuk u zbatua asnjëherë- Biden shfuqizon ndalesën për TikTok në SHBA

Shtëpia e Bardhë tha se komunikata që do të nënshkruhet nga anëtarët e aleancës në fund të takimit të NATO-s pritet të ketë ndryshime në Nenin 5, duke përfshirë edhe sulmet e mëdha kibernetike – një çështje shqetësuese në rritje mes një sërë sulmesh të tilla që kanë vënë në shënjestër qeverinë dhe bizneset amerikane në gjithë botën nga hakerat me bazë në Rusi.

Sipas këtij formulimi të ri nëse një anëtar i aleancës ka nevojë për mbështetje teknike ose të zbulimit në përgjigje të një sulmi kibernetik, ai do të jetë në gjendje të kërkojë aktivizimim e klauzolës për mbrojtjen e ndërsjellë për të marrë ndihmë, sipas këshilltarit të sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan.

Presidenti filloi takimet e ditës me udhëheqësit e vendeve Baltike në pjesën lindore të NATO-s në lidhje me “kërcënimin që paraqet Rusia”, Kina dhe pirateria e fundit ajrore në Bjellorusi, sipas zotit Sullivan. Ai do të takohet gjithashtu me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan./VOA/

8


Etiketa: , ,

Pas