Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe bashkëshortja e tij, Melania, janë prekur nga koronavirusi. Lajmi u konfirmua nga vetë kreu i Shtëpisë së Bardhë.
“Unë dhe Melania rezultuam sot pozitivë me Covid-19. Do të nisim menjëherë karantinën dhe procesin e shërimit. Do ta kalojmë këtë bashkë”, shkroi Donald Trump në rrjetin social “Twitter”, ku ndan thuajse të gjitha qëndrimet e tij ndaj çështjeve aktuale.
Një komunikim të ngjashëm ka bërë edhe Zonja e Parë, Melania Trump.
Më herët, Trump njoftoi se do të kryente testin pasi ndihmësja e tij, Hope Hicks, kishte rezultuar e infektuar me Covid-19.