Aktualitet

Presidenti Duka reagon pas humbjes së KF Tiranës në UEFA Champions League














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 23:08 - 25/08/20 |
mapo.al

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka menjëherë pas ndeshjes KF Tirana – Crvena Zvezda, ka bërë një reagim në rrjetet sociale. Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar ka përgëzuar kampionen e Shqipërisë për paraqitjen në sfidën e UEFA Champions League të luajtur sot në “Air Albania Stadium”.






Pavarësisht humbjes që solli eliminimin e ekipit shqiptar nga ky kompeticion, presidenti Duka u kërkon bardhebluve të shohin përpara dhe të vazhdojnë rrugën e nisur në kompeticionin tjetër europian, UEFA Europa League.


“Tirana, skuadra që nderoi futbollin shqiptar dhe luajti me dinjitet deri në çastet e fundit u largua nga UEFA Champions League. Ky përfaqësim dinjitoz i kampionëve të Shqipërisë, pavarësisht dëshirave dhe shanseve deri në çastet e fundit nuk u kurorëzua me kualifikim.





Por kjo nuk duhet ta zhgënjejë familjen bardheblu. Forca Tirana! Europa League është një tjetër mundësi. Sfida europiane vazhdon!” shkruan presidenti Duka në rrjetet sociale.




1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas