Aktualitet

“Presidenti”/Hajdari: Nesër s’do ketë mocion shkarkimi në parlament






               Publikuar në : 11:21 - 12/06/19 |
mapo.al

Rudina Hajdari ka zbuluar se nesër mazhoranca nuk do paraqesë mocion për shkarkimin e Presidentit, por vetëm mocion për debat. Duke folur në emisionin “Dita Jonë” në A2CNN ajo tha se Meta vetë e di se e ka shkelur Kushtetutën, por gjithsesi shkarkimi nuk pritet të ndodhë gjatë seancës së neserme.


“Unë shikoj se Presidenti nuk është i friksuar nga kjo gjë. Madje, unë shoh një taktikë politike, gati në viktimizim. ‘Dëgjoni se unë po shkarkohem se po bëj një akt për Shqipërinë dhe të tjera. Unë mendoj se duhet t’i ulim këto lloj tonesh dhe të mos bëjmë populizëm. Neser nuk ka mocion për shkarkim por mocion për debat. Gjithsesi ne mund ta propozojmë edhe vetë shkarkimin e Metës, i kemi 35 deputetë. Çështja nuk është do të votojmë apo jo për shkarkimin e tij, ne do ta shohim çështjen hap pas hapi. Unë besoj se edhe vetë zoti Meta e di që ka shkelur Kushtetutën. Ai e di shumë mirë që i ka shkelur kompetencat e tij”, tha Hajdari.

Hajdari: Meta anuloi zgjedhjet pa u konsultuar me partitë politike

 


Etiketa: , , ,

KOMENTO (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas