“Myslimanët dhe feja e tyre islame janë pjesë e shoqërisë sonë dhe pjesë e Gjermanisë”, deklaroi presidenti i Bundestagut, Wolfgang Schaeuble.Schaeuble shtoi se integrimi në çdo rast ndikon tek gjithësecili dhe nuk është një rrugë me dy korsi. “Myslimanët duhet të kuptojnë se jetojnë në një vend të edukuar nga traditat dhe vlerat e lirisë së iluminizmit”, u shpreh ai.
Fjalët e eksponentit të CDU rihapin debatin që u mbinxeh nga deklarata e aleatit bavarez Horst Seehofer, ministër i Brendshëm i qeverisë së Angela Merkel. Kancelarja pretendon se “Islami nuk i përket Gjermanisë” dhe se “Gjermania është formuar nga krishterimi”.
Presidenti i Bundestagut ka paralajmëruar gjithashtu ato që shtrojnë paragjykimet e tyre rreth Islamit, duke e përshkruar si një fe të prapambetur dhe të urryer. “Kjo është një karikaturë dhe nga një karikaturë mund të arrish te një armik imagjinar”, tha ai.