Aktualitet

Presidenti i FIFA-s, letër urimi Partizanit për titullin kampion








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:43 - 30/05/19 |
ro ot

Partizani u shpall kampion pas 26 vitesh pritje dhe urimet ishin të mëdha, ashtu si festat. Nuk ka munguar dhe urimi i presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, i cili i ka dërguar një letër urimi Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand duka, dhe nëpërmjet tij edhe klubit kampion të këtij edicioni në Kategorinë Superiore, FK Partizani.




I dashur President
U gëzova shumë kur mësova që KF Partizani u kurorëzua kampion i Shqipërisë për sezonin 2018/2019. Me gëzim të madh e përgëzoj ekipin për titullin kampion, të cilët e prisnin që nga 1993, dhe të 16-tin në total.
Kjo është pa dyshim rezultati i përpjekjeve dhe një pune të palodhshme, dhe i gjithë stafi dhe personat e përfshirë duhet të jenë krenarë për këtë arritje të madhe.
Përcillja përgëzimet e mia lojtarëve, trajnerit, administratorëve, stafit teknik dhe mjekësor , gjithashtu edhe tifozëve të saj.
I inkurajoj ata të vazhdojnë punën me vendosmëri dhe përkushtim.



Ne emër të komunitetit ndërkombëtar të futbollit, gjej rastin të falenderoj KF Partizanin dhe Federatën tuaj, për ndihmën e shpërndarjes së mesazheve pozitive për futbollin, dhe praktikimit të kësaj loje të bukur që na bashkon të gjithëve.



Lexo edhe :  Futboll në dëborë - Partizani thyen Skënderbeun në Korçë (VIDEO)

Me kënaqësi pres t’ju takoj së shpejti në Paris, me rastin e Kongresit të 69-të FIFA-s.


Me respekt,

Gianni Infantino

/telesport.al/


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas