Dietmar Hopp është pronari i Hoffenheim që pak javë më parë përfundoi në faqe të parë të të gjithë të përditshmeve sportive europiane sepse mbeti viktimë e një fushate absurde urrejtje nga ana e ultrasve të disa skuadrave në Bundesligë.
Por Dietmar Hopp nuk është vetëm numri 1 i skuadrës së Sinsheim, në Baden-Württemberg: është gjithashtu edhe investitori kryesor i Curevac, kompania që bashkëpunon me ministrinë gjermane të shëndetit për realizimin e vaksinës kundër Covid-19.
Ishte pikërisht Hopp (sipas Der Spiegel e New York Times) i tha jo në mënyrë absolute presidentit amerikan Donald Trump: jo mundësisë që vaksina, sapo të shpikej, të bëhej pronë ekskluzive e Shteteve të Bashkuara për një lumë milionësh, madje miliarda dollarë. Kur vaksina të gjendet, ka qenë përgjigja e Hopp, do të jetë pasuri publike botërore.
Hopp – bën të ditur Der Spiegel – ka saktësuar se Curevac po studion vaksinën kundër koronavirus për “të ndihmuar njerëzit jo vetëm në disa rajone apo shtete, por në mënyrë solidare në gjithë botën”.