Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michuel ka nxjerrë hartën që tregon se asnjë avion nuk fluturon me Bjellorusi pasi BE miratoi sanksionet ndaj vendit për arrestimin e gazetarit kritik Roman Protasevich.
Në sanksionet që ndërmori, BE nuk e lejon më Bjellorusinë të përdorë hapësirën ajrore të vendeve anëtare si dhe të mos ulë asnjë avion në aeroportet europiane.
Kjo masë duket se është zbatuar menjëherë dhe qielli i Bjellorusisë del i pastër, të paktën nga fluturimet e vendeve të BE.
Europe in action #Belarus #EUCO #RamanPratasevich pic.twitter.com/X1oHlfB2qW
— Charles Michel (@eucopresident) May 25, 2021
Gazetari Roman Protasevich vijon të qëndrojë në paraburgim pas arrestimit teksa BE dhe SHBA i kërkojnë Bjellorusisë ta lirojnë atë.
Bjellorusia detyroi një avion të Ryanair të linjës Greqi-Lituani të ulet me detyrim në Minsk me justifikimin se autoritetet bjelloruse kishin marrë një alarm për bombë.