Aktualitet

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel viziton nesër Shqipërinë





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 18:01 - 23/01/20 |
mapo.al

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, do të vizitojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut më 24 janar. Siç konfirmohet edhe nga axhenda zyrtare, kreu i Këshillit Michel, do të takohet në orën 12:50 me kryeministrin Edi Rama dhe më pas të dy zyrtarët do të kenë një konferencë për shtyp.


Kjo vizitë e kreut të Këshillit vjen një javë pas asaj të Komisionarit për Zgjerimin, Oliver Varhelyi. Janari dhe shkurti janë muaj të rëndësishëm për institucionet e Bashkimit Europian dhe vendet kandidate.



Në Bruksel po përgatitet metodologjia e re e zgjerimit, e vendosur si kusht nga Franca për të miratuar fillimin e bisedimeve të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore.


Gjithashtu kjo vizitë vjen edhe në prag të Konferencës së Donatorëve për Shqipërinë që do të mbahet më 17 shkurt në Bruksel. Në të pritet të mblidhen fonde për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Gjatë vizitës së tij në Tiranë, komisioneri për zgjerimin Oliver Varhelyi, ritheksoi qëndrimin pozitiv të Komisionit për hapjen e negociatave për Shqipërinë. Qëndrim ky i mbështetur edhe nga Presidentja e Komisionit Ursula Von Der Leyen, presidenca kroate e Këshillit nga Parlamenti Europian.

Takimi i ardhshëm i Këshillit Europian, ku pritet edhe një vendimmarrje për negociatat zhvillohet më 26 dhe 27 mars. Më tej gjatë vitit në muajin maj do të zhvillohet edhe Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Zagreb të Kroacisë.


Etiketa: , , ,

Pas