Aktualitet

Presidenti i Meksikës izolohet në shtëpi, rezulton me Covid-19








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:21 - 25/01/21 |
mapo.al

Presidenti i Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador, rezulton me Covid-19. Lajmi bëhet i ditur nga vetë Obrador përmes një postimi në mediat sociale.



Presidenti i Meksikës ndan me ndjekësit simptomat, si dhe shpreh optimizmin se kjo situatë do të kalojë shpejt. Ai deklaron se do të vazhdojë të punojë nga shtëpia.


Obrador ka zhvilluar së fundmi një telefonatë me presidentin rus Vladimir Putin, ndërsa po mendohet të blihet vaksina anti-Covid e prodhuar nga Rusia.




Presidenti meksikan ka premtuar se do të negociojë për 12 milionë doza, nëse rezulton e efektshme.



Meksika nuk ka miratuar ende asnjë vaksinë kundër Covid-19, por zyrtarët kanë deklaruar se do të negociojnë me më shumë se një kompani, pasi duhen shumë doza për një popullsi rreth 130 milionë banorë.

Lexo edhe :  Bill Gates vaksinohet kundër Covid-19: Ndihem për mrekulli!

Risjellim në vëmendje se Meksika është një nga vendet më të prekura nga Covid-19, deri tani janë konfirmuar më shumë se  1.75 milionë raste.

4


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas