“Sot u dogj raundi i tretë për zgjedhjen e presidentit të ri të Republikës. Kjo nuk ishte rastësi, as gjë e re, dihej dhe pritej”, deklaroi sot në Kuvend deputeti i PD-së Agron Gjekmarkaj.
Mes të tjerash Gjekmarkaj th se mazhoranca për asnjë çast nuk ka pasur qellim konsensusin që ndërtojë një proces me opozitën por thjesht të bëjë spektakël me shpenzimet e Opozitës.
“Shtegu i vetëm ku kalon hipokrizia dhe zgërdhirja ndaj shqiptarëve ishte ky.
Mazhoranca për asnjë çast nuk ka pasur qellim konsensusin që ndërtojë një proces me opozitën por thjesht të bëjë spektakël me shpenzimet e Opozitës !
Kjo sipërmarrje i rrinte si zhguall breshke, ngushtë shumë ngushtë sepse Lideri po e kërkon atë President mavrinë në askund që ai ose ajo të jenë “askushi” në raport më pavarësinë institucionale.
Kryeministri në mandatin e tij të tretë bezdiset nga çdo rezistencë, nga lehja e qenve në Surrel, nga cicërima e zogjve, nga poezitë dhe këngët e vartësve, nga çdo mendim që nuk është i veti, nga çdo portret që nuk e zografis vetë!”, deklaroi mes të tjerash Gjekmarkaj.