Konferenca e Kryetarëve ka vendosur sot, që raundi i tretë i votimit të kandidaturave për president të mbahet më 30 maj. Ky ka qenë propozimi i kryetari të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Ballës.
“Raundi i radhës, 30 maj ora 10:00. Shpresoj të kemi votim dhe zgjedhjen e presidentit”, tha Balla, ndërkohë që propozimi u miratua nga kryetarja e Konferencës, Lindita Nikolla.
Kujtojmë se, dje ishte parashikuar mbajtja e raundit të dytë për negociatat për zgjedhjen e Presidentit, por ky raund u dogj, pasi si opozita dhe mazhoranca nuk paraqitën asnjë emër kandidati në Komisionin e Ligjeve.
Tashmë pritet raundi i tretë, nëse dhe ai dështon, Partia Socialiste në raundin e katërt i ka votat e mjaftueshme për të zgjedhur presidentin e ri. /Liberale.al