Enkelejd Alibeaj ka thënë sot në Konferencën e Kryetarve, në emër të grupit të demokratëve se, ishte kundër faktit që në 10 maj të mbahej raundi i parë i bisedimeve për zgjedhjen e presidentit.
Sipas tij ky proces duhet të nisë më 24 maj.
“Të caktohet dhe të procedohet me fillimin e procedurave për presidentin e ri dhe për caktimin e raundit të parë. Unë do kisha këto sugjerime. Së pari; përfaqësues të opozitës marrin pjesë në këtë proces, duke qenë si detyrim kushtetues dhe edhe ndaj publikut, shqiptarëve, detyrim që nuk duhet t’i shmangemi. Propozimi juaj është që sot data 4 maj, të konsiderohet si momenti kohor i fillimit të procesit të zgjedhjes së presidentit, dhe për rrjedhojë të jetë data 10, data e raundit të parë të votimit. Nuk jam dakord. Do të doja t’ju vija në dijeni juve se përse. Procesi i zgjedhjes së presidenti, është proces që duhet të jetë në shërbim të publikut. Është proces që zhvillohet për shkak të parashikimeve kushtuese, që zhvillohet trendi politikës, por duhet ti shërbeje publikut. Duhet të bëjmë zgjedhjet tona që publiku të jetë i mirinformuar. Për këtë arsye unë sugjeroj që si datë, si moment i shartimit të procesit në 24 maj. Besoj që do të duhet ta krijojmë këtë traditë që Konferenca e Kryetarëve pavarësisht propozimeve që i vijnë duke respektuar gjithmonë afatet Kushtetuese. Afati i fundit është 24 maj. Kushtetuta thotë që procesi do të duhet të thuhet të fillojë së paku në 24 maj.”, tha ai.