Presidenti i UEFA, Aleksandër Ceferin ka vlerësuar maksimalisht Benzema-në, i cili pati një sezon të jashtëzakonshëm me Real Madrid.
“Ai është ndoshta qendërsulmuesi më i mirë në botë, por edhe lojtari më i nënvlerësuar në histori.
Ai ka qenë gjithmonë në hije nga lojtarët e tjerë. Por tani e kuptojmë se është i pabesueshëm. Ndonjëherë mendon se ai nuk mund të shënojë, por përherë shënon.”, tha Ceferi duke i bërë një vlerësim si një lojëtar i madh.