Saturday, March 25, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Presidenti Ilir Meta dhe sporti shqiptar

by mapo.al
20/11/2020
in Aktualitet, Blog
0

Fitorja e  ekipit tonë kombëtar me rezultatin 3-2   ndaj Bjellrusisë  në përballjen përmbyllëse të  grupit C-4  të Ligës  Kombeve,  ka ardhur në një moment shumë të kërkuar nga opinioni ynë sportiv. Në fakt, ndër të tjera  kjo fitore ka bërë që  Shqipëria të realizojë një objektiv të vendosur si detyrë për t’u bërë realitet, që ditën që u hodh shorti për këtë edicion të dytë të Ligës Kombeve.

Skuadra jonë kuqezi tani e  shikon veten në çerekfinale të këtij eventi europian dhe  tani  do jetë  në një nivel më të lartë, në Ligën B për edicionin e tretë, por dhe do të ketë një përfitim monetar shtesë për shumën  1,125 milionë euro. Por më shumë se çdo gjë tjetër, duket se Shqipëria po përfiton një skuadër të re me plot prespektivë dhe performancë që ndoshta do të synojë të përsërisë atë vit suksesi të vitit 2016, kur skuadra jonë kuqezi ishte për  herë të parë në historinë e saj  pjesë e finaleve të një Kampionati Europian, siç ishte ai  i Francë -2016.



Kështu pra, kjo fitore dhe ky kualifikim është pritur dhe përshëndetur  mirë nga opinioni ynë sportiv dhe  ai mbarë kombëtar. Por jashtë këtij realiteti dhe mjedisi nuk mund të qëndronte dhe Presidenti  Republikës, zoti Ilir Meta. Si dhe herë të tjera, edhe në këtë ndeshje, ekipit tonë kombëtar, nuk mund t’i mungonte “kryetifozi” Ilir Meta. Edhe pse pjesën e parë të kësaj ndeshje  për arsye pune nuk mundi ta ndiqte në stadium, zoti President, kish arritur të mësonte rezultatin e saj  që ishte mbyllur me rezultatin 3-1 për skuadrën tonë kuqezi. Dhe për më tepër akoma, që  golat për skuadrën tonë mbanin autorësinë e Sokol Çikalleshit, me atë dy golësh plot rrezatim në minutat 20` dhe minutën 27`,  dhe të Rej Manaj në minutën e 44`.

Për miqtë bjellarusë,(rusët e bardhë), ka shkurtuar difrencën me golin e shënuar në këtë pjesë loje, Skavish në minutën e 35`. Dhe në hyrje të stadiumit zoti President është shprehur: “Është kënaqësi të jem pranë kuqezinjëve. Çikalleshi më premtoi një gol dje në telefon, ka bërë dy deri tani,të mos gaboj. Uroj ta mbyllim me fitore”. Dhe në dhe në fakt, kjo ndeshje është mbyllur me fitoren 3-2 të skuadrës tonë  kuqezi, të cilët me një angazhim kolektiv adminstruan mirë avantazhin e pjesës  pare, edhe pse miqtë shënuan golin e dytë në minutën e  80` me anë të Ebong. Gjithsesi, përfundimi  ndeshjes regjistroi shifrat 3-2 të fitores të shqiponjave kuqezi.

Dhe pas ndeshjes, Presidenti Meta,  nuk harroi të takonte atë që ishte dhe personazhi kryesor i kësaj ndeshje, sulmuesin kavajas, Sokol Çikalleshin. Dygolëshi tij i shënuar në këtë ndeshje, jo vetëm që i dha siguri fitores të skuadrës tonë, por bëri që ky sulmues “race” në 37 ndeshjet që ka djersitur atë fanellë të ekipit tonë kombëtar,të ketë shënuar plotë 10 gola. Dhe top  lista e golëshnuesëve të ekipit tonë kombëtar, e vendos djaloshin elegant Çikalleshi në vendin e 8 të renditjen e saj, pas Erion Bogdanit me 18 gola të shënuar, Alban Bushit me 14 gola, Ervin Skelës me 13 gola, Armando Sadikut me 12 gola, Altin Rraklli me 11 gola, Hamdi Salihi me 11 gola dhe Sokol Kushta 10 gola. Por vetë mosha 29 -vjeçare e këtij  sulmuesi potent, që këtë  sezon  është pjesë e ekipit turk të ‘Konyaspor’ që me ekipin kombëtar në 8 ndeshjet e fundit të tij, ka shënuar plot 8 gola, por dhe fakti tjetër, që janë 4 gola të realizuar nga ana e tij në 6 ndeshjet e Shqipërisë për Ligën e  Kombeve, të bën të  besosh se ai ka ende vite karriere përpara, që mund ta ngjisin edhe më lart, dhe në një vend më të mirë në  top-listën e golshënuesëve kuqezi.

Të gjitha këto, por dhe fakti që Çikalleshi kishte bërë një premtim një ditë përpara ndeshjes se “ do të shënonte një gol  për këtë ndeshje”,  kanë bërë që  Presidenti Meta, të shkojë ta takojë pas  ndeshjes këtë futbollist që premtimet i bën realitet në fushën e lojës. Dhe pas ndeshjes takimi tyre është shumë i lirshëm dhe miqësor, ku Presidenti  mësohet se është shprehur me elozhe  në formë batutue kur  thotë:      “Çikalleshi  është i paparë -premton një, dhe bën dy! Urime kuqezinjëve tanë! Shqipëria e para! Urime kuqezinjëve për shpirtin luftarak!” Kushdo që e kujton këtë moment që ndodhi  vetëm dy ditë më parë, diku në ambientet e stadiumit “Air-Albania”, pas asaj ndeshje të sukseshme dhe pse jo historike për nga rëndësia, shumë mirë mund të mendojë se midis Presidentit  Ilir Meta  dhe sportit, ka lidhje të ngushtë, ndoshta dhe të vjetër, që përsëritet sa herë që ka ndodhi e evente të tilla sportive.

Dhe ndodh kështu sepse të tillë e kemi parë  Presidentin  Meta  edhe në ndeshjet e tjera të ekipit tonë kombëtar,  por  edhe në ndeshjet finale të Kupës Shqipërisë, dhe  kur “Tirana” shpallej  kampione në 100- vjetorin e krijimit të saj,  si edhe kur  “Dardanët” e Kosovës  fitonin  me rezultatin 2-1  kundër Çekisë, në stadiumin “Fadil Vokri” të Prishtinës, më 7 shtator 2019. Por jashtë kësaj vëmendje nuk mund të mbeten dhe  shumë e shumë takime zyrtare dhe jo zyrtare me njerëzit e sportit. Edhe pse vetë zoti Meta e ka pranuar që është një tifoz i thekur i skuadrës skoceze të  ‘Salltikut’,(që kur tek kjo skuadër aktivizohej  Rudi Vata),  përsëri në  planin e futbollit ndërkombëtar, mbetet dashamirës i futbollit të bukur, ashtu sikundër simpatizon  dhe mbështet  rezultatet  dhe sukseset e të gjitha llojeve të sportit  vendas.

Një arsye  më shumë kjo për të besuar se  gjatë  mandatit  të tij,  janë vlerësuar me çmime dhe  medalje të ndryshme rreth  110 sportistë dhe njerëz të sportit. Dhe në këtë rast nuk është e tepërt të thuhet dhe fakti se  ditën  e mërkurë, pak kohë përpara se të fillonte ndeshja Shqipëri-Bjellorusi, në Presidencë  është zhvilluar ceremonia e  e dekorimit me Titullin “Mjeshtëri Madh” të  boksierit dhe trajnerit të shquar të  Klubit “Tiranës” dhe ekipit tonë kombëtar, Skënder Kuri, të ndarë nga jeta pak kohë më parë nga Covid-19. Nga burime mësohet se janë në proces për t’u vlerësuar shumë shpejt dhe shumë figura të tjera  sportive. Dhe këto vlerësime  kanë qenë në futboll, mundje, boks, qitje, atletikë, çiklizëm, basketboll, volejboll, not,  dhe lloje të tjera sporti, që kanë prekur thuajse çdo qytet dhe klub sportiv të vendit tonë.

Të  veçanta kanë qenë vlerësimet dhe  dekorimet “Për Ditën  Ndërkombëtare të  Shtypit Sportiv” për katër  gazetarët e njohur Ismet Bellova, Besnik Dizdari, Vladimit Grillo, dhe Ahmet Shqarri. Po kështu, emocionuese  kanë qenë ceremonitë e vlerësimit  në SHBA, për dy  figura të  futbollit tone, Koço Dinella dhe Frederik Gjinali, pjesë e ekipit tonë kombëtar në ndeshjen e 17 dhjetorit 1967 të zhvilluar në Tiranë, ku mes një dramaciteti  të jashtëzokshëm është fisksuar rezultati Shqipëri 0-0 RFGJ. Pra janë këto detaje që tregojnë qartë se Presidenti Meta e vlerëson   sportin dhe njerëzit e sportit si vlera kombëtare. Gjithsesi, ajo që e bën zotin Meta të afrohet më shumë me sportin, është dhe kaluara e tij në vitet e rinisë, kur ai e ka ushtruar sportin  dhe i ka shërbyer sportit.

Trajneri i njohur i peshëngritjes, Ferid Berberi tregon: “Në vitet  1987, kur jepja mësim  në  lëndën “Dituri të makinave”, në shkollën “Sami Frashëri” këtu në kryeqytet, kam bërë pjesë të ekipit të të rinjve të peshëngritjes të “Dinamos”, zotin President. Ka qëndruar në skuadër për dy vjet dhe ka garuar në peshën 75 kg ku ka dalë dhe kampion për të rinj. Ai së bashku me Agron Haxhihysenin, Muharrem Berishën, Ardjan Kokonozin dhe e Eduart Sinën, ishin shumë cilësorë. Por  më vonë  disa  u larguan, sepse vazhduan studimet në shkollat e larta”.

Por  Fatmir Dizdari ish -kordinatori  emisionit sportiv  “Nga njëra ndeshje në tjetrën”’në Radio-Tirana,  sjell dhe këtë fakt,-“Në vitet 1988 -1990 pjesë e radiokronistëve sportivë të  emisionit tonë sportiv ka qenë dhe Presidenti, zoti, Ilir Meta. Mbaj mend mire, ka transmetuar ndeshje nga Kuçova, Lushnja, Berati, por dhe në stadiumet e kryeqytetit”. Dhe të gjitha këto detaje dhe fakte, pa asnjë dyshim i japin Presidentit të Republikës zotit Ilir Meta, një të drejtë  më shumë  se homologët e vet në të kaluarën, për  të qenë më afër  dhe më vlerësues për sportin dhe njerëzit e sportit.

Tags: Ilir MetaMoisi Dalipisporti shqiptar

JU SUGJEROJME

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
SHIFRA E DITËS: Në 10 vite ka ikur 7.5 përqind e popullsisë, humbja në miliarda euro
Aktualitet

10 universitetet më të mira sipas “Rankimit të Shanghait… dhe Shqipëria

08/03/2023
Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i  varfëron edhe më tepër shqiptarët
Aktualitet

Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i varfëron edhe më tepër shqiptarët

08/03/2023
ESPUMISAN është e vetmja zgjidhje efikase për njerëzit që vuajnë nga fryrja e barkut
Aktualitet

ESPUMISAN është e vetmja zgjidhje efikase për njerëzit që vuajnë nga fryrja e barkut

03/03/2023
Next Post
Një nga motrat  Kardashian është sozia e Kejvina Kthellës, vajzat janë dy pika uji

Një nga motrat Kardashian është sozia e Kejvina Kthellës, vajzat janë dy pika uji

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Të jesh fotoreporter në Shqipëri; Armando Babani, fotografi i ngjarjeve
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PD ka zhvatur 1 miliard
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
  • Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In