Aktualitet

Presidenti Meta dekreton 4 ligje të miratuara në Kuvend








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:29 - 05/08/20 |
mapo.al

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar dhe 4 ligje të miratuara së fundmi në Kuvendin e Shqipërisë.


Në njoftimin e Presidencës shkruhet se kreu i shtetit ka dekretuar ligjin për Kodin Ajror të Republikës së Shqipërisë, ndryshimet në ligjin për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit, ndryshimet në ligjin për shkëmbimin automatik të informacionit të llogarive financiare si dhe shtesat në ligjin për procedurat tatimore.


“Presidenti i Republikës, evidenton se, Ministria e Financave, Këshilli i Ministrave dhe Kuvendi,  në ndërmarrjen e nismave dhe miratimin e ligjeve bazë, duhet të kishin vlerësuar më mirë të gjitha të dhënat faktike për përcaktimin e afateve kohore realiste, duke shmangur kështu nevojën e amendimeve të vazhdueshme të ligjeve të miratuara rishtaz”, shkruhet mes të tjerash në njoftimin e Presidencës.





Etiketa: ,

Pas