Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka kaluar një drekë pune me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Donald Lu, para largimit nga Shqipëria.
Ka qenë vetë kreu i Shtetit që ka publikuar fotot nga takimi ndërsa vlerëson bashkëpunimin me ambasadorin Lu dhe thotë se e ka uruar për detyrën e re.
“Kënaqësi të kaloja një drekë lamtumire me Ambasadorin e SHBA, z.Donald Lu me të cilin bashkëpunuam për mese tre vitesh për intensifikimin e marrëdhënieve midis dy vendeve tona.
Me këtë rast e urova Ambasadorin për suksese në detyrën e re!”,- shkruan Presidenti Meta.