Aktualitet

Presidenti Meta me apel të fortë Ditën Ndërkombëtare të Infermierëve





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:26 - 12/05/20 |
mapo.al

Me anë të një postimi në rrjetet sociale edhe presidenti Ilir Meta ka kujtuar Ditën Ndërkombëtare të Infermierëve.


Ai shprehet se kjo ditë na kujton sot se mirënjohja e thellë, falenderimi dhe përkujdesja për heronjtë e ditëve tona, nuk duhet të shprehet vetëm në një ditë.


Përpos falenderimit dhe mirënjohjes, Meta ka bërë edhe një apel të fortë, për shoqërinë dhe institucionet shtetërore për kujdesin maksimal që duhet të tregojnë ndaj infermierëve, të cilët po rrezikojnë jetën e tyre dhe të familjeve të tyre për të mbrojtur shëndetin e të gjithëve.


“Shoqëria jonë dhe institucionet shtetërore duhet të tregojnë kujdes maksimal për trajtimin dhe vlerësimin e merituar të infermierëve, të cilët me përkushtimin, profesionalizmin, sakrificat dhe dashurinë për jetën, shkëlqyen në vijën e parë të përballjes me COVID-19, duke rrezikuar jetën e tyre dhe të familjeve të tyre për të mbrojtur shëndetin e të gjithëve ne. Krenar për ju dhe përherë mirënjohës!” shkruan në postim presidenti Meta.



Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas